Skuadra e Chelsea po vazhdon të monitorojë mbrojtësin e Juventus, Andrea Cambiaso. 26-vjeçari italian konsiderohet si një nga përforcimet e mundshme të krahut pas largimit të Marc Cucurella drejt Real Madrid pak ditë më parë. Sipas “Sportitalia”, skuadra londineze nuk është e vetmja që kërkon Cambiaso, që është monitoruar prej kohësh e interesuar edhe nga Barcelona. Madje edhe Inter mund të bëjë një lëvizje nëse oferta e tyre për Palestra dështon. Cambiaso luan prej 3 sezonesh me bardhezinjtë (8 gola në 132 ndeshje zyrtare) dhe ka një kontratë deri në vitin 2029. Kostoja e ulët e kartonit të tij, 20-25 milionë euro, e bën atë një objektiv të dëshiruar nga Chelsea.
Burimi:
Bota Sot
