‘Magjistari’ ganez, Nana Kwaku Bonsam ka pretenduar se e ka “liruar” Harry Kane nga ‘mallkimi’ në mënyrë që ai të shënojë përsëri për Anglinë kundër Panamasë. Bonsam këmbëngul se tani është “spiritualisti më i fuqishëm në të gjithë botën”.
Përpara ndeshjes së Anglisë ndaj Ganës, Bonsam rrëfeu se po punonte për një magji për të penguar sulmuesin e Anglisë të gjente golin, duke deklaruar me guxim: “Po punoj për Harry Kane-n” , shkruan Mirror. “E kam treguar se çfarë jam i aftë të bëj më parë, kështu që e di se çfarë pune duhet të bëj për ta ndaluar atë. Jam shumë i famshëm për parashikimet e mia. Nuk i uroj dëmtime serioze.
Ishte e mjaftueshme për ta ndaluar kundër vendit tim”, tha ai. Tani Bonsam, emri i të cilit përkthehet si “Djalli i së Mërkurës”, ka njoftuar dëshirën e tij për ta “çliruar” Kane-in nga magjia e tij.
