Opera e Kosovës prezanton “Diptikun” operistik të Puccinit

0%

Opera e Kosovës do të sjellë për publikun një nga veprat më të njohura të repertorit operistik botëror, “Diptikun” e Giacomo Puccinit, i cili përbëhet nga dy opera në një akt: Suor Angelica dhe Gianni Schicchi, me librete nga Giovacchino Forzano.

Ky cikël, i konceptuar si një njësi e vetme dramaturgjike në traditën e Puccinit, u dha për herë të parë në premierë botërore më në Metropolitan Opera në New York. Produksioni i ri i Operës së Kosovës realizohet me regji të Luca Ramacciotti, ndërsa drejtimi muzikor skenik është nga Elisa Montipò.

Koordinimi artistik i projektit bëhet nga Franco Moretti, kurse kori dhe orkestra e institucionit interpretohen nën drejtimin e Maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli. Shfaqjet e “Diptikut” do të mbahen më 1 korrik (premiera) dhe më 3 korrik (rishfaqja), në AMC Hall, në ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Kulturës, ky produksion përfaqëson një tjetër hap në sjelljen e repertorit klasik operistik para publikut vendor dhe promovimin e veprimtarisë së Operës së Kosovës në skenën artistike.

Burimi: Bota Sot