Ish-ylli i ekipit kombëtar të Brazilit, Ronaldo Nazario, pranoi se nuk beson se ‘Kanarinat’ janë gati të përballen me Holandën në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026. Brazili mund të ndeshet në fazat eliminatore me Holandën, por kjo ide nuk i pëlqen aspak legjendës Ronaldo.
Sipas tij, Brazili duhet ta shmang Holandën, e cila e ka nisur Kupën e Botës me dy fitore dhe dominim ndaj Suedisë, duke synuar edhe rekorde këtë edicion. “Duhet ta shmangim Holandën, sepse është ende shumë herët. Nuk mendoj se jemi gati për atë përballje ende” , ka thënë fillimisht “El Fenomeno”. “Mendoj se do të evoluojmë me vazhdimin e turneut.
Do të përmirësohemi, por nuk jemi ende gati”. “Japonia dhe Suedia janë ekipe që mund t’i kalojmë pa shumë vështirësi”, përfundoi ish-legjenda braziliane.
