Kosova ka zhvilluar dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, të cilat u zhvilluan në Stamboll të Turqisë. Këto miqësore i kanë ndihmuar përzgjedhësit Bujar Loci dhe Shtabit Teknik të shohin formën e lojtarëve para dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë.
Në takimin e parë, Dardanët pësuan , edhe pse ishin në epërsi, ndërsa në përballjen e dytë triumfuan bindshëm me rezultat . Në përgjithësi, Dardanët patën paraqitje pozitive para sfidave shumë të rëndësishme që i presin në ditët në vijim. Kosova më 2 korrik në Prizren do të përballet me Shqipërinë, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojë për t’u përballur me Sllovakinë.
Këto ndeshje janë të vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029..