Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit

0%

Italia ka kritikuar komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me përdorimin e bazave ushtarake italiane nga forcat amerikane gjatë operacioneve në Iran.

Rutte, duke iu përgjigjur kritikave të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj aleatëve të NATO-s për mungesë mbështetjeje ndaj SHBA-së, deklaroi se Evropa shërben si një “platformë e projeksionit të fuqisë për Shtetet e Bashkuara”. “Pesëqind aeroplanë amerikanë u ngritën nga bazat amerikane në Itali për të mbështetur (Operacionin) Epic Fury.

Pra, kjo është masive”, tha Rutte në prag të një takimi të planifikuar me Trump. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Italisë reagoi duke i cilësuar deklaratat si “krejtësisht mashtruese”, duke theksuar se ato ngatërrojnë llojin e fluturimeve që janë autorizuar dhe mënyrën e përdorimit të bazave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot