Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Prilep të Deçanit. Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës .
Ai tutje tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Policia po merret me rastin dhe rrethanat e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
