Stacioni Policor në Junik ka njoftuar se mё ka pranuar njё informatë se njё person posedon armё pa leje. Policia ka bёrë tё ditur se menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit, mё ka kryer bastisje nё shtёpinё e tё dyshuarit nё Junik. Gjatë bastisjes nё shtёpinё e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar njё pistoletё, njё karikator dhe 13 fishekё.
Ndaj të dyshuarit ёshtё iniciuar vepra penale “Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs”. Lidhur me rastin bёhet e ditur se i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
