Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të hapë në shtator një fabrikë për prodhimin e dronëve në bashkëpunim me Izraelin. Vuçiqi e bëri deklaratën sot, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Beograd. Ai tha se fabrika pritet të hapet rreth 15 ose 20 shtatorit .
Duke folur për mundësinë e bashkëpunimit me Ukrainën në këtë fushë, Vuçiqi tha se gjatë takimit me Zelenskyn nuk është diskutuar për bashkëpunim ushtarak. Deklarata e Vuçiqit është raportuar sot nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ndërsa është publikuar edhe nga media të tjera rajonale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
