Jude Bellingham i shpëtoi të njëjtit ndëshkim si ylli i Paraguait, Miguel Almiron, kur mbuloi gojën ndërsa fliste gjatë barazimit 0-0 të Anglisë kundër Ganës në Kupën e Botës. Bellingham, i cili u vlerësua si “Lojtari më i mirë i ndeshjes” nga FIFA për performancën e tij në Boston, luajti 73 minuta për Anglinë përpara se të zëvendësohej nga Morgan Rogers.
Ai ishte i përfshirë në një shkëmbim të ashpër në pjesën e parë me trajnerin e Ganës, Carlos Queiroz, i cili ishte i pakënaqur me një ndërhyrje që ylli i Real Madridit i bëri njërit prej lojtarëve të tij. Queiroz tha se besonte që Bellingham ishte me fat që shmangu një karton të verdhë, dhe potencialisht edhe një karton të kuq, për shkak të incidentit.
Veçmas, ai u pa gjithashtu duke biseduar me kapitenin e Ganës, Jordan Ayew, përpara se të dy lojtarët të zëvendësoheshin në pjesën e dytë. 22-vjeçari e mbuloi gojën me dorë ndërsa fliste me Ayeë – diçka që, në rrethana specifike, ishte e ndaluar nga FIFA përpara Kupës së Botës 2026.
Gjatë fitores 1-0 të Paraguait ndaj Turqisë, ish-sulmuesi i Neëcastle, Almiron, u ndëshkua me karton të kuq pasi mbuloi gojën gjatë një grindjeje verbale me mbrojtësin kundërshtar Mert Muldur. Almiron u bë lojtari i parë që shkeli rregullin e ri të FIFA-s dhe iu dha një pezullim prej një ndeshjeje, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e fundit të Paraguait në grup kundër Australisë.
Shkruhet historia në Kupën e Botës, Almiron bëhet lojtari i parë që përjashtohet me të kuq nga “Ligji Vinicius” Pse Bellingham shmangu kartonin e kuq kundër Ganës? Arsyeja pse Bellingham nuk mori karton të kuq është për shkak të përkufizimit të qëllimshëm të FIFA-s se çfarë përbën karton të kuq për një lojtar që mbulon gojën.
Një lojtar që mbulon gojën për të folur nuk është ndaluar nga FIFA, por rregulli mbulon rastet kur ka përballje më agresive. Kjo u vu në zbatim pasi anësori i Benficas, Gianluca Prestianni, mori një pezullim prej gjashtë ndeshjesh nga UEFA për përdorimin e një fyerjeje homofobike gjatë ndeshjes së ‘play-off’-it të skuadrës së tij kundër Real Madridit në mars.
Argjentinasi fillimisht ishte akuzuar për një vërejtje raciste ndaj Vinicius Junior, por UEFA nuk mundi të arrinte pragun e kërkuar për barrën e provës – pjesërisht sepse Prestianni e kishte mbuluar gojën me bluzën e tij ndërsa fliste. Kreu i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, e shpjegoi rregullin në një konferencë informative para Kupës së Botës.
“Lojtarët mund të vazhdojnë ta mbulojnë gojën me një krah dhe me fanellën, sepse mund të bisedojnë me miqtë. Është normale të bisedosh para, gjatë ose pas ndeshjes. Pra, nëse biseda është miqësore, ata mund ta vazhdojnë pa asnjë problem”, ka thënë fillimisht Collina.
“Kur biseda është konfrontuese, mbulimi i gojës do të thotë se po bën diçka shumë të gabuar, potencialisht, dhe sanksioni është kartoni i kuq”, përfundoi ish-gjyqtari italian.
