Bellingham thotë se nuk e meritoi çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

0%

Shpërndaje në: Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, tha se “nuk e meritoi” çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, në barazimin pa gola kundër Ganës. “Të them të drejtën, nuk e meritoja. Ndoshta duhet t’i kishte takuar njërit prej mbrojtësve të Ganës që u mbrojtën mirë. Pata disa momente kur ishte e vështirë të hyja në lojë dhe jam mirënjohës për këdo që votoi.

Por ndoshta duhet t’i kishte takuar ndonjërit prej mbrojtësve të ekipit kundërshtar”, është shprehur mesfushori i Real Madridit. Anglia ndeshjen e fundit të Grupit L e luan kundër Panamasë.

Burimi: Koha