Almiron dënohet me një ndeshje moslojë për mbulimin e gojës

0%

Shpërndaje në: Mesfushori i Paraguait, Miguel Almiron, u bë lojtari i parë që u dënua për mbulim të gojës në Kupën e Botës. Almiron u përjashtua me karton të kuq me rekomandim nga dhoma e VAR-it. Gjyqtarë të VAR-it kishin vërejtur Almironin që kishte mbuluar gojën me dorë gjatë një diskutimi me një lojtar të Turqisë.

Almironi nuk do të paraqitet në ndeshjen e fundit në grup të Paraguait kundër Australisë. Almironi i shpëtoi një dënimi më të rëndë pasi nuk janë gjetur prova të gjuhës abuzive.

Burimi: Koha