Trumpi zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

0%

Administrata amerikane ka vendosur të zgjasë për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar se situata në rajon vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Vendimi është publikuar nga Shtëpia e Bardhë dhe do të hyjë në fuqi pas 26 qershorit, duke vazhduar masat e vendosura fillimisht me Urdhrin Ekzekutiv 13219 të vitit 2001.

Në dokument theksohet se veprimet e individëve dhe grupeve që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhunën ekstremiste dhe aktivitetet destabilizuese, vazhdojnë të paraqesin rrezik për interesat amerikane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Administrata amerikane rikujton se në vitin 2021, përmes Urdhrit Ekzekutiv 14033, fusha e emergjencës u zgjerua edhe për territorin e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, duke theksuar ndikimin e korrupsionit dhe dobësimin e institucioneve demokratike në proceset e integrimit euroatlantik.

Po ashtu, i referohet edhe Urdhrit Ekzekutiv 14140 të janarit 2025, i cili ka shtuar masa ndaj individëve dhe subjekteve që cenojnë sovranitetin e vendeve të rajonit, minojnë marrëveshjet e pasluftës ose shmangin sanksionet amerikane.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, këto rrethana vazhdojnë të pengojnë përparimin demokratik dhe stabilitetin rajonal, ndaj gjendja e emergjencës do të mbetet në fuqi edhe për 12 muaj të tjerë.

Vendimi nuk sjell automatikisht masa të reja, por ruan bazën ligjore që u mundëson autoriteteve amerikane të vendosin sanksione dhe kufizime ndaj individëve ose organizatave që cenojnë paqen, stabilitetin dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com