Vdekja e 26 vjeçarit në një punëtori në Prizren, një muaj paraburgim të pandehurit

0%

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.G., , e cila mund të zgjasë deri më datën , për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: “Me datë 22 qershor, rreth orës minuta, në lagjen Arbanë, në Prizren, në objektin banesor, i pandehuri A.G., si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri si shofer dhe përgjegjës i pompës së betonit, nuk e vendos në mënyrë të sigurt pompën e betonit, ku gjatë zbrazjes së betonit nga mikseri i betonit për një moment rrëshqet pompa e betonit, ku nga rrëshqitja shkëputet një gyp nga pompa dhe e godet viktimën V.M., në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”. Tutje thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake, në bazë të provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, duke gjetur si të bazuar dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale nga i pandehuri, vlerëson se me masën e paraburgimit do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit dhe se do të mund të zhvillohen normalisht dhe pa pengesa procedura penale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duke pasur parasysh se faza hetimore është në procesin fillestar, duhet të dëgjohen dëshmitarët e rastit, të merret në pyetje i pandehurit, dhe të merren edhe prova tjera materiale, gjithashtu duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të pasojave që janë shkaktuar në vendin e punës, Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit tani për tani është mase adekuate dhe e domosdoshme.

Gjykata po ashtu pret zhvillim të shpejtë dhe efikas të rastit nga Prokurori i Shtetit, me qëllim të zbardhjes së rastit”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi