Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, pas një aksioni të realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Sipas policisë, Stacioni Policor në Junik më 23 qershor ka pranuar informacion se një person i dyshuar posedonte armë pa lejen përkatëse.
Pas pranimit të informacionit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është siguruar urdhri për kontroll. Ndërsa gjatë ditës së sotme, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Junik, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
