La Italinë për Shqipërinë

0%

Luis Hasa shfaqet gjithmonë e më pranë Avelinos që është pjesë e Serisë B në Itali. Kartonin e 22-vjeçarit e zotëron Napoli, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2029. Alfredo Pedula është gazetari që zbulon se do të ketë një takim mes përfaqësuesve të Avelinos dhe Napolit.

Kujtojmë se Hasa ishte risia e madhe e Kombëtares në qershor, ndërsa këtë vit vendosi të hiqte dorë përfundimisht nga Italia për të përfaqësuar Shqipërinë. “Avelino po kërkon një mesfushor ofensiv që mund të luajë edhe si trekuartist. Dy javë më parë, më 10 qershor, ju kishim zbuluar disa emra, përfshirë edhe atë të Luis Hasa, i cili është në pronësi të Napolit.

Në ditët në vijim do të zhvillohet një takim mes klubeve për të gjetur një marrëveshje. Në listën e kandidatëve janë edhe Fabio Maistro, David Girma dhe Xhakomo Olzer, por Avelino po përpiqet të përshpejtojë negociatat për Hasën”, shkruan Pedula.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot