​Përquku mbyll kapitullin me fanellën dardane

0%

Basketbollistja Arbnore Përquku i ka dhënë fund karrierës së saj me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e basketbollit kosovar. Pas shumë vitesh, përkushtimi dhe kontributi të madh për ngjyrat dardane, Përquku largohet nga Kombëtarja si një prej figurave më të rëndësishme.

Që nga hapat e parë të Kosovës në arenën ndërkombëtare e deri te paraqitjet e fundit, ajo ishte një nga lojtaret që dha shumë për ekipin kombëtar. Përveç kontributit në parket, Përquku ishte edhe frymëzim për bashkëlojtaret dhe shembull për gjeneratat e reja, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe krenari në çdo paraqitje.

Federata e Basketbolli e ka falenderuar për çdo ndeshje, çdo pikë dhe çdo emocion që ajo i dhuroi me fanellën e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot