“Rri aty, mbaj vendin si i ftuar”/ Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit

0%

Temperaturat e larta të qershorit duket e shkrinë freskinë e dashurisë reflektuar gjatë dëgjesave nëpër qarqe mes PD dhe PS në Komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale teksa po afron 15 korriku, afati final për t’i çuar kuvendit hartën e re territoriale.

Në sallën e kryesisë së kuvendit në Tiranë ky komision u përfshi në debate të forta, pas ngulmimit të anëtarëve të opozitës për të përfshirë edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë këshillit të Evropës në Strasburg.

Anëtarja Demokrate Ina Zhupa nisi të flasë në komision për protestën por kryebashkiaku i Gramshit, socialisti Besion Ajazi i ftuar në dëgjesë, i kërkoi të dëgjohej për çfarë ishte ftuar, e jo politikë dite me Flamingo brenda. “Të nderuar kolegë, nuk kam ndërmend as t’ju kërkoj çfarë do flas, as t’ju pëlqej për atë që po flas. Ju mund të prisni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mungesa e durimit reflektohet në atë sheshin të mbushur me qytetarë. Keni një pushtet vendor që sot nuk ka zë. Vetë po t’i pyesësh, ata të thonë që nuk e kanë idenë se çfarë planesh kanë mbi bashkinë e tyre. Po ti do vendosësh se ca është procedura… rri aty, mbaj vendin si i ftuar”, u shpreh Zhupa. “Mos i thuaj asnjë të zgjedhuri nga qytetarët ‘rri e mbaj vendin’.

Ai atje ka marrë më shumë vota sa ty”, tha Mazniku. Bashkëkryetari socialist në këtë komision Arbian Mazniku ngulmoi në respektimin e afatit 15 korrik për t’i çuar kuvendit një raport e më pas të jetë po kuvendi të vendosë se çdo bëhet më pas me këtë reformë.

Burimi: Bota Sot