Messi flet për Botërorin 2030: S’po mendoj për këtë tani

0%

Lionel Messi ka folur për herë të parë rreth mundësisë për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2030, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e tij. I pyetur nëse e sheh veten duke luajtur në këtë turne, kapiteni i Argjentinës u tregua i kujdesshëm, duke theksuar se aktualisht nuk po mendon për planet afatgjata. “Nuk e di. E vërteta është se nuk po mendoj për këtë tani.

Më duket pak larg… por, siç kam thënë, po jetoj ditë pas dite dhe jam i fokusuar te e tashmja”, deklaroi Messi. Deklarata e 39-vjeçarit ka ngjallur diskutime mes tifozëve, të cilët vazhdojnë të shpresojnë ta shohin legjendën argjentinase edhe në Botërorin 2030. Megjithatë, Messi ka bërë të qartë se prioriteti i tij mbetet e tashmja.

Pavarësisht moshës, fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë vazhdon të mbetet një nga figurat kryesore të futbollit botëror. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com