Pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja

0%

Zgjedhjet e brendshme në LDK janë zgjidhja sipas deputetes së zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Këto fjalë i ka shkruar Bajrami më , një ditë pasi iu kërkua dorëheqja kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nga dega e Pejës, Lipjanit dhe dega e dytë e Prishtinës, pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e mbajtura më .

Bajrami ka kërkuar sjellje me dinjitet, duke shtuar se pozitat nuk janë të përhershme. Në janarin e vitit 2026 u mbajt votëbesimi ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi që ai vet e kërkoi këtë pas rezultatit zgjedhor të dhjetorit 2025.

E Bajrami ka shkruar se edhe në janar ka thënë se përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor duhet reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme. “Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim.”- ka shkruar Bajrami. Ajo ka përmendur edhe rezultatin e votëbesimit, duke thënë se rreth 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së Abdixhikut. Ky, sipas saj, është treguar se partia kishte nevojë për relektim të thellë dhe për ndryshime të domosdoshme.

Megjithatë, Bajrami konsideron se kryetari i partisë vendosi të vazhdojë e madje edhe me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend.

“Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë.”- ka shtuar ajo.

Bajrami ka deklaruar se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar dhe se LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë e qytetarëve. “LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh!”- ka përfunduar shkrimin Bajrami. Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku ka reguar më në rrjete sociale.

Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij(Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit) që udhëheqin me degët e kësaj partie në Pejë e Lipjan, të cilët i kërkuan dorëheqjen. Ai kishte kërkuar që këto kërkesa të i ishin bërë në sy. “Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm.

Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së.”- kishte shkruar Abdixhiku.

Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ndonëse vet e ka trajtuar dorëheqjen më 31 janar, do të pranonte menjëherë dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit si dorëheqje morale pas perfomancës së dobët të këtyre degëve në zgjedhjet qëndrore. “E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë.

Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash.”- kishte shkruar Abdixhiku. Pas kërkesave të degëve të LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Degës së Dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si pasojë e pakënaqësive me rezultatin zgjedhor, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ilir Ferati.

Sipas tij, kryetarët e lartcekur, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror. Ferati vlerëson se kjo çdo tentim për të ndërtuar narrativa vetë-justifikuese është i papranueshëm dhe i dëmshëm për partinë.

“Kush kërkon llogaridhënie nga të tjerët, duhet së pari të japë llogari për rezultatet në terrenin që ka menaxhuar vetë. Është e papranueshme që dikush të vetëshpallet i suksesshëm, ndërsa dështimet t’ua faturojë vetëm të tjerëve”- ka shkruar ai.

Sekretari i LDK-së thekson se ky subjekt politik ka nevojë për unitet të vërtetë, seriozitet dhe vetëkritikë reale dhe jo për deklarata që ushqejnë ndarje të brendshme apo shërbejnë si platformë për ambicie personale. “Asnjë degë nuk e fiton e vetme LDK-në, dhe asnjë degë nuk e humb e vetme LDK-në. Por përgjegjësia nuk mund të përdoret si mburojë selektive.

Ajo është e përbashkët dhe e pakapërcyeshme për të gjithë” – shkroi Ferati. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e udhëheqjes së partisë pas rezultatit zgjedhor të . Ata thonë se ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

“Me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë”- thuhet në njoftim. Sipas LDK-së në Pejë, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja.

“Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”- theksohet në komunikatë. Sikurse Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, edhe ajo në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut.

Ky vendim, sipas tyre erdhi pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026. “Pas një diskutimi të gjatë dhe një analize të detajuar të secilës qendër votimi në Degën e Lipjanit, si dhe të gjendjes aktuale politike dhe organizative brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”- thuhet në njoftim.

Kryesia e Degës së Lipjanit vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale. Përkundrazi, siç thonë ata, paraqet edhe një reflektim të gjendjes, organizimit, funksionimit dhe kapacitetit politik të partisë në nivel qendror.

“Prandaj, përgjegjësia për rezultatin duhet të shihet në mënyrë të balancuar në të gjitha nivelet e organizimit partiak”- kanë shkruar LDK në Lipjan. Kërkesës për dorëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut i është bashkëngjitur edhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë.

“Rrëshqitja drejt margjinalizimit politik, duke e betonuar veten në pozitën e tretë”, siç e quajnë ata, vlerësojnë se ka sjellë në një realitet të papranueshëm për partinë e Ibrahim Rugovës dhe një dëm të madh për vetë shtetin e Kosovës.

Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë duke falënderuar kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm kërkojnë që, siç thonë ata, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK.

“Në këto rrethana, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë e falënderon kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm dhe, njëkohësisht, kërkon që, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK.” – thuhet në reagimin e tyre të publikuar në Facebook.

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më LDK ka dalë partia e tretë në vend me 16.69% apo 18 deputetë, pas LVV-së që fitoi 53 deputetë dhe PDK-së me 22 sosh.

Burimi: Kallxo