Dorëheqja

0%

Të heqësh dorë Prej lojës në garë, Është si të zbresësh Nga kali n’gomar! Sado që vlerësimi Qenka akt moral, Kur dikush zhytet Rastësisht në skandal. Mirëpo, nëna parti Mendon natë e ditë, T’ia gjejë “kurbanit” Një vend në pozitë. Ngase është mësuar Për të qenë i pari, Mjafton deri n’zgjedhje Të mbetet bajraktari.

Një shembull i mirë Për t’na prirë fati, Për ta thyer mitin E ikjes nga mandati. Ata që e kanë kapur Për bishti, siç thonë, Si në komunizëm, Deri në pension.

Burimi: Bota Sot