Driton Kuka: Olimpiada përjetohet ndryshe

0%

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës në xhudo, ka thënë se Olimpiada përjetohet ndryshe. Kuka, kryemjeshtri që me garueset e tija, ja solli shtetit të Kosovës pesë medalje olimpike, tri të arta (Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi), një të argjendtë (Distria Krasniqi) dhe një të bronztë (Laura Fazliu).

“Lojërat Olimpike dje shënuan ditën Olimpike! Ngjarja më e madhe sportive në Botë mbahet çdo 4 vite. Ngjarje që aq shumë luftuam të pranohemi si të barabartë. Ishte gërshetim i fuqishëm atë kohë! Funksionim si një tërësi.

Agroni me federatën, Besimi me Komitetin me përkrahje të fuqishme nga Qeveria e asaj kohe e unë në arena e gara nëpër krejt Globin me Majlinden si flamurtare e mandej edhe me heroina e heronj tjerë nga ekipi dhe triumfuam edhe në rrafshin Politik e po ashtu edhe Sportiv!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Foto me 3 Kampione Olimpike, titujt më të mëdhenj që arrihen në sport tashmë janë në qytetin e bukur të Pejës dhe stolisin shtëpitë e Kampioneve! Olimpiada përjetohet ndryshe, medaljet Olimpike janë ndjenja që nuk përshkruhen!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook..

Burimi: Bota Sot