Rama i etiketoi shqiptarët e Kosovës si ‘pushtues’, Berisha: Sulme anti kombëtare dhe anti shqiptare

0%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cilësoi etiketimet e kryeministrit Edi Rama ndaj shqiptarëve të Kosovës që morën pjesë në protestat masive kundër tij si “hordhi pushtuese” si sulme anti shqiptare dhe anti kombëtare.

Në konferencë, kryedemokrati theksoi se shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë luftojnë për “dinjitetin e qytetarëve shqiptarë ndaj një kryehajduti të panjohur më parë në historinë tonë kombëtare.” Sipas tij, një etiketim i tillë bëhet vetëm nga një armik i egër i shqiptarëve dhe nga një njeri që e urren në thelb kombin e tij.

“Dënoj me forcën më të madhe sulmet antikombëtare, antishqiptare ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët marrin pjesë në protestën kundër narkodiktatorit apo padrinos apo kreut të Meduzës. Ata luftojnë për një kauzë të drejtë. Për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë ndaj një kryehajduti të panjohur më parë në historinë tonë kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi i një armiku të egër të shqiptarëve, e një bastardi të diktatorit Enver Hoxha, e një njeriu që urren në thelb kombin e tij. Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këto etiketime ndaj shqiptarëve.”, tha Berisha.

Burimi: Bota Sot