Europiani i vendeve te vogla, kombëtarja e Shqipërisë debuton me humbje ndaj Maltës

0%

Kombëtarja shqiptare e femrave në basketboll u mund 67-59 nga Malta në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të vendeve të vogla, turne që po zhvillohet në Pejë të Kosovës. Debutimi i vajzave kuqezi nuk ishte ai që pritej, pasi në ndeshjen e parë të Grupit A (ndodhet edhe Gjeorgjia), ekipi shqiptar zhgënjeu.

Maltezet u shkëputën 27-17 që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund. Përpjekjet e vajzave shqiptare nuk japin atë që pritej, ndërkohë që Malta e ruan avantazhin dhe fiton 67-59. Pesë lojtarë të Shqipërisë realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen.

Grupi A 23 qershor, Shqipëri – Malta, 59-67 24 qershor, Shqipëria (pushim) 25 qershor, Gjeorgji – Shqipëri,

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot