Disa ditë pasi u kthye në Wimbledon si kampion në fuqi, Jannik Sinner foli për Vogue për javët e tij larg turneut: “Ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht, por ndeshjet e para do të jenë të vështira për t’u menaxhuar.” “Mora një javë pushim dhe kalova kohë me miqtë dhe familjen, gjë që ishte me të vërtetë e rëndësishme për mua.
Më pas, u kthyem menjëherë në stërvitje, sepse kemi një periudhë shumë intensive përpara”, tha numri 1 në botë. Më tej, aiu sqaroi: “Vëmendja është tek Wimbledon sigurisht, por kemi punuar shumë edhe për sezonin amerikan që vjen më pas. Zakonisht nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur për atë pjesë të vitit”.
“Gjithmonë përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave edhe nga eliminimi i shpejtë në Roland Garros. Pata pak më shumë kohë. Ne përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë çdo ditë, kështu që ka pasur shumë seanca stërvitjeje dhe jam shumë i kënaqur me gjendjen time fizike dhe mendore tani“, tha Sinner.
“Kam luajtur shumë gjatë muajve të fundit dhe më duhej vërtet një seancë e mirë stërvitore për t’u rikthyer në forcë. Jam rikuperuar mirë. Por gjëja më e rëndësishme për mua është të jem i shëndetshëm mendërisht dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi italiani. Më tej, Sinner shtoi: “E di që do të jetë një turne i gjatë. Mënyra se si do të filloj do të jetë shumë e rëndësishme.
Nuk kam luajtur asnjë ndeshje në bar këtë vit, kështu që ndeshja e parë, ose ndeshjet e para, do të jenë të vështira dhe delikate për t’u menaxhuar”. “Por, nëse mund t’i kaloj ato, e di që si besimi im në bar ashtu edhe ndjenjat pozitive do të kthehen.
Tani për tani, po përpiqemi vetëm të gjejmë një ritëm të mirë në këtë sipërfaqe dhe pastaj do të shohim se si do të shkojë turneu“, tha Sinner.
