T‘rinjtë ikën n‘perëndim, pleqtë mbetën n‘mjerim… Jetojnë veç n‘vetmi, krijesat e tyre s‘i kanë n‘shtëpi… Puna ngel shumë më keq, kur njeri thotë mirëmbetësh… Njeri n‘amshim tjetri n‘këtë botë, mbetet n‘shokdhomë tërë ditën e kotë… S‘gjenë kohë kush ta pajtoj, n‘dhomë t‘vetmisë mjerimi shtojë… Dhembja shpirtërore duke i’ju rritë, natënë fare s‘ia bën kush ditë…
Zezohët edhe më, i vetëmuar s’flet për asgjë… Prindi t‘futet n‘rrugë t‘Zotit, kurbeti sot është punë e kotit… Dasht Zoti t‘jep ndriçim, pindri i vetmuar t‘gjejë shpëtim… T‘vazhdojë rrugën siç donë ai vet, se ndryshe e keqja gjithmonë e pret… T‘heqet nga dhoma vetmisë, t‘vazhdoj rrugën e njerëzisë… T’ bëj shteti shtëpi për t’moshuar, pleqtë nga vetmia n’Kosovë për t’i shpëtuar!…
