Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani për Financial Times. Kompania shtetërore QatarEnergy deklaroi forcë madhore pasi nuk mundi të përmbushte kontratat pasi disa sulme iraniane dëmtuan uzinën e saj në Ras Laffan në fillim të luftës.
Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të LNG-së në botë, duke përbërë afërsisht 20% të eksporteve globale, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë. “Brenda pak javësh, prodhimi do të kthehet në normalitet, përveç objektit të dëmtuar”, tha kryeministri i Katarit.
Katari i cili së bashku me Pakistanin ndërmjetësoi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit, pret që transporti detar në ngushticë të kthehet në nivele normale në javët pas memorandumit të tyre të mirëkuptimit. Ai tha se QatarEnergy do ta heqë forcën madhore vetëm pasi kompania të shohë se i ka adresuar të gjitha çështjet dhe se është e sigurt për të operuar.
