Qeveria në detyrë ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën

0%

Qeveria në detyrë ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 3 milionë eurove për mbulimin e policës kufitare, përkatësisht Kartonit të Gjelbër, për mërgimtarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se këto mjete do të shërbejnë për zbatimin e masës së mbështetjes së mërgatës, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ai theksoi se nga muaji korrik e tutje, qeveria do të mbulojë koston e Kartonit të Gjelbër për mërgimtarët që hyjnë në Kosovë me automjete, gjatë vizitave apo qëndrimit në vend. Sipas tij, vendimi parasheh ndarjen e 3 milionë eurove për realizimin e kësaj mase mbështetëse për diasporën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com