Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale e demokratike. Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën, Kurti deklaroi se qytetarët kanë folur qartë në zgjedhje dhe se rezultati duhet të pranohet nga të gjithë.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke thënë se rezultati i tyre e ka dëshmuar këtë. “Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet dhe puna për formimin e institucioneve të reja. “Porsa të certifikohet rezultati do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve – konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit/es”, ka thënë Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas rezultateve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtit ka marrë 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

Burimi: Koha