Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar

0%

Shpërndaje në: Një shtetas i Turqisë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument udhëtimi të falsifikuar. Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur rreth orës në Aeroportin Adem Jashari, ku gjatë procedurave të kontrollit është konstatuar se i dyshuari po përpiqej të kalonte kufirin duke përdorur një dokument të dyshuar si të falsifikuar.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe njoftimit të prokurorit kompetent, është vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente hetimore.

Burimi: Koha