1-Sherr në Prishtinë, festë në Beograd… Sherri skandaloz nga deputetja e AAK Time Kadriaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës më , nuk mund të mos interpretohet edhe si akt i ri në një skenar 27 vjeçar serb, për të penguar dhe bllokuar njohjen ndërkombëtare dhe funksionimin normal të shtetit të Kosovës, është përjetuar me ndjesi të kundërta në BOTËN SHQIPTARE dhe në atë serbe.
Në mënyrë fantazuese dhe figurative, mund të thuhet se kjo ngjarje i ka lumturuar dhe nxitur për të kercyer kapur për krahësh Vuçiç, Daçiç, Brnabiç, Vulin…!?
Sepse, krerët e partive shqiptare opozitare të Kosovës, humbëse thellë në 3 beteja zgjedhore, sipas “këshillave” nga Beogradi dhe Tirana, për ta mbajtur sa më gjatë Kosovën në krizë politike, pa president dhe qeverisje, siç u intereson atyre dhe siç i kanë paguar shumë shtrenjtë jo pak prej tyre, prej afro dy vitesh po e pengojne së tepërmi qeverinë Kurti!
Pasi e çuan popullin dhe vendin në tri procese zgjedhore dhe e kanë lënë pa president- presidente, tani po i kërkojnë në mënyrë absurde e të palogjikshme LVV dhe Albin Kurtit të gjitha pushtetet e fituara me votat e shumicës së votuesve në zgjedhje, përgjithësisht të lira e të ndershme…!
Po si mund t’u dhurohen pushtetet e pamerituara krerëve të opozitës, disa edhe miq të Radojçiçit, me të cilin kanë pasur jo vetëm takime zyrtare, por edhe dreka e darka, me verë Rahoveci ose shlivovicë Beogradi a Nishi, kur kanë fituar në zgjedhje nga një grusht me mandate, ngjashëm si nga një thes me qepë, speca apo patate???!!!
Ndërsa vezët që u hodhën nga Time Kadriaj e AAK kundër Kurtit, mund të kenë qenë më me shumë gjasa prodhim “Made in Serbia!” Ose nga nga ndonjë fermë e Radojçiçit…?! 2- Zelenski në Beograd: nuk do ta njohim pavarësine dhe shtetin e Kosovës!
Në këto kushte kritike,kur Serbia e sulmon Kosovën nga Prishtina e nga Kievi, jo vetëm për reciprocitet, por edhe për interes dhe dinjitet kombëtar dhe shtetëror, ne SHQIPTARËVE, falë kësaj deklarate prej “aktori” dhe “ekonomisti” e jo prej politikani të Zelenskit, na janë dhënë disa të drejta urgjente e perspektive…
Më e para dhe më e pakta, të mos merakosemi fare e të heshtim në mbrojtje të luftës së Ukrainës me Rusinë! Domethënë, të mos vazhdojmë të ngjiremi dhe bëhemi copë për mbrojtjen e saj, kur ajo nuk do tia dijë fare për Kosovën!
Edhe duke e mos u armiqesuar më tepër me Rusinë, duke e kritikuar dhe mallkuar për çka ka bërë e po bën në Ukrainë, për deri sa Zelenski puthet si vëlla me mikun e Putinit!? Pastaj, edhe të urojmë me gjysmë zemre e zëri apo me bindje të plotë: ua rrëmbeftë përgjithmonë Rusia territoret e pushtuara!
E treta, si e kanë përjetuar këtë deklaratë miku dhe mikesha e Zelenskit, kryeministri Edi Rama dhe Elisa Spiropali?! A do tja kthejë Elisa dy dekoratat e larta, dhënë nga Zelenski, kur vizitoi Kievin, më , kur ishte Kryetare e Kuvendit dhe më , kur ishte Ministre e Punëve të Jashtme Shqipërisë? Sakrificë e vështirë për t’u bërë lehtë nga Elisa Spiropali!
Për më tepër për ca fjalë goje nga miku i saj Zelenski, lëshuar në një çast euforie apo…halli! Por, kujtesa na ndihmon ti kujtojmë Elisës se ky deklarim i freskët i Zelenskit është në vazhdim të një qendrimi 27 vjeçar e nuk mund të kalohet si batutë improvizuese e një komedie të re sllave!
Kështu, bëhet edhe më e qartë dhe e frikshme se Kosova ndodhet prej një kohe të gjatë mes plot zjarresh, ndezur e fryrë me të gjitha bulçitë nga miq shekullorë e nga ca shqiptarë, vetëm për nga dokumentet e identifikimit…!
Apo që për mandate e poste; për saraje dhe vila; për miliona dhe jetë mbretërish dhe sheikësh, për vetura sa më të shtrenjta e luksoze dhe për gra e dashnore sa ma të reja e ma të bukura, bajnë biznese edhe me djallin apo shejtanin e bijat e bijtë e këtyre…!?
Me prit ta shpëtojnë robt shqiptarë, që prej shekujve kanë dëshmue se janë “të mirët e botës e të ligjtë e vetes dhe vendit të tyre”, mund të jetë humbje e kotë kohe. Na mbetet t’i varim ma shumë e ma fort shpresat tek AMERIKA dhe NATO në tokë e tek ZOTI në qiell!
