Tragjedi në rrugën Carralevë-Komoran, i mituri humb jetën në aksident

0%

Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën Carralevë-Komoran. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës . “Sot rreth orës , kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet”, deklaroi Ahmeti. Sipas saj, si pasojë e lëndimeve të marra, drejtuesi i automjetit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. “Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës, mashkull i mitur, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti. Ndërkohë, njësiti rajonal i trafikut po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te ky aksident tragjik. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi