Rama u tha protestuesve “f*ck you”, Evis Kushi ankohet për qytetarët: Ndaloni gjuhën e urrejtjes

0%

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times shau protestuesit duke i thënë atyre “fuck you”. Ndërkohë në një reagim, deputetja socialiste Evis Kushi ankohet për qytetarët, duke i bërë thirrje që të ndalojnë gjuhën e urrejtjes.

Kushi u shpreh se gjatë ditëve të fundit është vënë re një gjuhë urrejtjeje e papranueshme, duke theksuar se pakënaqësia qytetare nuk mund të justifikojë fyerjet, mallkimet apo sulmet personale. “Gjatë këtyre ditëve të gjithë jemi dëshmitarë të një gjuhe urrejtje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe hapësirën publike.

Kam reaguar edhe më parë për këtë fenomen dhe ndjej detyrimin ta përsëris. Respektoj të drejtën e çdo qytetari për të respektuar dhe për të shprehur pakënaqësinë e tij. Protesta është një e drejtë demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Por pakënaqësia nuk mund të justifikojë gjuhën e urrejtjes, fyerjet, mallkimet dhe sulmet personale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Demokracia forcohet nga argumenti dhe respekti, jo nga përçarja. Le të mos u mësojmë fëmijëve tanë se fiton ai që bërtet me fort apo fyen më rëndë, le tu tregojmë se fiton respekti, dialogu dhe qytetaria”, thuhet në reagimin e deputetes socialiste.

Teksa vlerësoi protestat, ajo theksoi se Shqipëria ka nevojë për stabilitet, bashkëpunim dhe vazhdimësi të reformave, duke shtuar se sfidat e vendit nuk zgjidhen përmes përçarjes. “Ndërsa në lidhje me protestën është e vërtetë që sot ka shumë protestues në shesh, por ka akoma më shumë qytetarë të tjerë në shtëpitë e tyre apo në diasporë që Shqipëria të behet pjesë e BE.

Sfidat e vendit nuk zgjidhen me përçarje, por me bashkëpunim, këmbëngulje dhe përgjegjësi. Shqipëria ka nevojë për stabilitet, për institucione që funksionojnë, për vazhdimësi në reformat e nisura dhe dialog mes palëve sa herë që lindin paqartësi apo pakënaqësi. Shqipëria fiton jo kur thellohen ndarjet, por ku jemi bashkë dhe e duam njëri tjetrin” , shprehet Kushi.

Burimi: Bota Sot