Noah Lyles vendos rekord botëror

0%

Sprinteri amerikan Noah Lyles fitoi garën e 150 metrave në mitingun e atletikës ‘Golden Spike Ostrava’, ku të martën regjistroi kohën 14.67 sekonda, rezultatin më të mirë në botë në këtë disiplinë për vitin 2026. Kampioni olimpik në 100 metra dhe katër herë kampion bote në 200 metra arriti fitoren pas një nisjeje të fuqishme, ndërsa deri në fund të garës ruajti një epërsi bindëse ndaj konkurrentëve. Lyles kështu përmirësoi rezultatin më të mirë të mëparshëm të vitit, 14.92 sekonda, të cilin e kishte vendosur në prill në Miramar të Floridës xhamajkani Kishane Thompson. Në garën e zhvilluar në Çeki, vendin e dytë e zuri afrikano-jugori Sinesipho Dambile me kohën 14.78 sekonda, rezultat që gjithashtu ishte më i mirë se rekordi i mëparshëm sezonal. I treti u rendit australiani Gout Gout me kohën 14.96 sekonda. Vëmendje të veçantë tërhoqi pikërisht 18-vjeçari Gout, një nga shpresat më të mëdha të atletikës australiane. Ai në prill fitoi Kampionatin e Hapur të Australisë në 200 metra me kohën 19.67 sekonda, duke vendosur rekord botëror për atletët nën 20 vjeç dhe duke tejkaluar rezultatin që legjenda e sprintit Usain Bolt kishte arritur në të njëjtën moshë.

Burimi: Bota Sot