Gjithnjë e më larg Vllaznisë

0%

Edhe pse ka kontaratë me Vllazninë deri në verën e vitit 2027-të, e ardhmja e mesfushorit ofensiv Sherif Kallaku është gjithmonë e më larg klubit shkodran. “Newsport” mëson se Teuta e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova është shumë e interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit dhe janë gati të bëjnë gjithçka për ta marrë në gjirin e tyre. Kallaku konsiderohet lider në ekip dhe “oksigjen” në lidhjen mes fazave. Nëse klubi durrsak ia del ta transferojë, do të ishte goditje më e madhe në merkaton e verës në Superiore. Në edicionin që lamë pas, u pa në fushë përgjatë 41 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet, e përkthyer me 5 gola dhe 5 asiste. Sipas “Transfermarkt”, vlera e protagonistit në fjalë arrin deri në 550 mijë euro.

Burimi: Bota Sot