Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori Keanu Reeves pritet t’i bashkohet kastit të një filmi të ri të bazuar në universin e filmave “Lego”, duke u ribashkuar me regjisorin e filmit “ Toy Story 4” , Josh Cooley.

Sipas raportimeve të Deadline , ylli i filmave “ John Wick” është në bisedime për të luajtur në projektin e ri filmik, i cili do të kombinojë xhirimet me aktorë të vërtetë dhe me ata të animacionit. Filmi do të drejtohet nga Cooley dhe thuhet se do të ndërtohet rreth personazhit të Reeves.

Burime të afërta me projektin bëjnë të ditur se bisedimet kanë vazhduar prej javësh dhe se aktori së fundmi ka dhënë miratimin e tij për t’iu bashkuar filmit. Lajmi vjen shtatë vjet pasi Reeves i dha zërin personazhit Duke Caboom në filmin e animuar “Toy Story 4”, i cili fitoi çmimin “Oscar” për filmin më të mirë të animuar dhe arkëtoi më shumë se një miliard dollarë në mbarë botën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Franshiza “Lego” nisi me “The Lego Movie” në vitin 2014 dhe më pas u pasua nga “The Lego Movie 2: The Second Part” në vitin 2019, si dhe nga filmat “The Lego Batman Movie” dhe “The Lego Ninjago Movie”, të cilët u publikuan në vitin 2017. Ky nuk është projekti i vetëm i animuar ku po punon Reeves. Ai ka pranuar gjithashtu të japë zërin e personazhit kryesor në filmin japonez, “Hidari”.

Filmi do të drejtohet nga Masashi Kawamura dhe bazohet në një seri virale të vitit 2023 me të njëjtin emër, e cila ka grumbulluar afro pesë milionë shikime në platformën YouTube. Filmi ndjek rrugëtimin e tij pasi humb figurën atërore, të fejuarën dhe krahun e djathtë për shkak të një tradhtie të lidhur me rindërtimin sekret të Kalasë Edo.

Më pas ai shndërron dhimbjen në hakmarrje, duke përdorur proteza mekanike të projektuara prej tij dhe duke u shoqëruar nga një mace e animuar. Kawamura ka shkruar gjithashtu skenarin e filmit. “Jam i mahnitur nga vizioni që qëndron pas ‘Hidari’. Nga koncepti fillestar deri te skenari i zhvilluar, ekipi ka krijuar diçka vërtet të jashtëzakonshme.

Ky film ka të gjitha elementet për të qenë një vepër e veçantë dhe jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e tij. Besoj se ky projekt ka potencialin të sjellë diçka shumë të veçantë për publikun në mbarë botën”, pati thënë Reves në një deklaratë.

Burimi: Koha