Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar futbollin botëror për gati dy dekada, duke ndërtuar një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e sportit. Një kapitull i ri i këtij rivaliteti u shtua edhe në Kupën e Botës 2026.
Në ndeshjen vendimtare të Portugalisë ndaj Uzbekistanit, Ronaldo realizoi dy gola në fitoren bindëse 5-0, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë fitoren e parë në turne pas barazimit 1-1 ndaj RD Kongos në debutim. Dy golat e shënuar në pjesën e parë i dhanë qetësi Portugalisë, ndërsa 41-vjeçari vazhdoi të shkruajë histori në skenën më të madhe të futbollit.
History for @Cristiano ! 🇵🇹 Cristiano Ronaldo has become the first player to score in six different @FIFAWorldCup tournaments! ⚽️ pic.twitter.com/qI1Zvt0uJS — FIFA (@FIFAcom) June 23, 2026 Reagimi i Ronaldos ndaj pyetjes për Messin Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo u ndal për një prononcim të shkurtër në zonën e mediave.
Gjatë intervistës, një gazetar e pyeti për paraqitjet e Lionel Messit në këtë Kupë Bote. Fillimisht, kapiteni portugez iu përgjigj shkurt: “Pyetja tjetër”. 🚨👋🏼 Cristiano Ronaldo when asked about Messi: “Next question”. pic.twitter.com/a8Osn2n9BC — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2026 Sipas gazetës portugeze Record, kur u pyet sërish për golat dhe rekordet e Messit, Ronaldo reagoi duke thënë: “Nuk më intereson Messi”.
Por, pyetjet nuk u ndalën me kaq, ndërsa në fund ai dha një përgjigje për një përballje mes Portugalisë dhe Argjentinës së Messit. “Të përballem me Lionel Messin në Kupën e Botës? Pyetja nuk ka shumë kuptim… por në rregull. Do të ishte fantastike”. 🚨🇵🇹 Cristiano Ronaldo: “Facing Leo Messi at the World Cup? The question doesn’t make a lot of sense… but ok. It would be TOP”.
“But my focus was on today. We won, I have been able to score, we keep going together. I am happy”. pic.twitter.com/tFQGeVmh9f — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2026 Messi po shkëlqen në Kupën e Botës Ndërkohë, Lionel Messi po kalon një turne të jashtëzakonshëm me Argjentinën.
Ylli argjentinas realizoi tregolësh në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe më pas shënoi dy gola në suksesin 2-0 kundër Austrisë. Me pesë gola në dy ndeshje, Messi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës, me 18 gola gjithsej, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të Miroslav Kloses.
Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme mes dy legjendave, Ronaldo duket i fokusuar vetëm te Portugalia dhe objektivat e saj në Kupën e Botës 2026.
