AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me ish-kandidatët e Aleancës për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe entuziazmin e treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini bëri të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një diskutim përmbajtësor mbi procesin zgjedhor dhe rezultatin e arritur nga Aleanca. Ai theksoi se pjesë e diskutimit ishin edhe angazhimet e ardhshme për organizimin e strukturave dhe fuqizimin e mëtejshëm të Aleancës.

Sipas Gjinit, Aleanca garoi me një listë cilësore kandidatësh dhe me një program që u vlerësua nga qytetarët, duke shënuar rritje të votës së përgjithshme. “Ky besim i qytetarëve është një përgjegjësi dhe një shtytje e fuqishme për të ecur përpara, me më shumë punë dhe përkushtim në shërbim të vendit”, ka shkruar Gjini në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi