Mbi 4.3 mijë parashikime janë regjistruar në platformën “ Eksperti ” për ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit, e cila përfundoi me rezultatin 5-0 në kuadër të Grupit K të Kupës së Botës 2026.
Fitorja bëri që shumica dërrmuese e pjesëmarrësve të arrijnë të marrin pikë, por kishte shumë që arritën ta parashikonin saktë epilogun e sfidës, pasi pritshmëritë ishin qartësisht në anën e Portugalisë.
Statistikat e parashikimeve Nga gjithsej 4,439 parashikime të regjistruara: Vetëm 118 pjesëmarrës qëlluan saktë rezultatin 5-0 dhe fituan 10 pikë 4 pjesëmarrës fituan 6 pikë duke qëlluar diferencën e golave 4256 pjesëmarrës arritën të fitojnë vetëm 2 pikë për fituesin e ndeshjes Ishin 61 pjesëmarrës që rezultuan gabim Parashikimet më të shpeshta të rezultatit Tifozët dhe përdoruesit e platformës besuan fuqishëm në një fitore komode të Portugalisë.
Rezultati më i parashikuar ishte 3-0, i zgjedhur nga 1,584 përdorues. Ndërkohë, fitorja 5-0, që ishte edhe rezultati final i ndeshjes, u parashikua nga vetëm 118 përdorues, duke qenë një nga skenarët më pak të zgjedhur para fillimit të takimit.
Në listën e rezultateve më pak të preferuara u gjetën edhe skenarë si 5-1, 6-2, 4-3 dhe madje 8-0, çka tregon besimin e madh që komuniteti kishte te një fitore e thellë e Portugalisë. Futbolli vazhdon të surprizojë Ndeshja Portugali – Uzbeiktan dëshmoi edhe një herë se rezultatet e sakta në futbollin e nivelit më të lartë janë jashtëzakonisht të vështira për t’u parashikuar.
Pavarësisht mbi katër mijë parashikimeve dhe favorizimit të madh për Portugalinë, vetëm 118 persona arritën të gjenin rezultatin e saktë. Kjo është pikërisht ajo që e bën platformën “ Eksperti ” më sfiduese dhe më interesante për tifozët, ku çdo gol dhe çdo detaj mund të ndryshojë krejtësisht renditjen.
Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com , bëhu pjesë e garës dhe provo të tregosh sa mirë e njeh futbollin, madje nëse ke mbetur prapa, mund të luash për shpërblimet javore.
