Therje me thikë në Ferizaj, dy të dyshuar ndalohen për 48 orë

0%

Një person ka mbetur i lënduar pas një therjeje me thikë në Ferizaj, ndërsa dy persona janë arrestuar nga Policia, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 23 qershor, rreth orës , në rrugën “Bajram dhe Gursel Sulejmani”.

Burimet bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari B.S. dyshohet se ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur tri herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe Forenzika, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com