Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

0%

Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar lidhur me rastin e armëve dhe municionit të gjetur në fshatin Presek të Zubin Potokut, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit , bëhet fjalë për rastin e iniciuar më 21 qershor për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi në një objekt ishin gjetur armë dhe municion.

Burimet bëjnë të ditur se më 23 qershor, hetuesit e Stacionit Policor në Zubin Potok kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin M.P. I njëjti, rreth orës , është paraqitur në Stacionin Policor në Zubin Potok, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com