Norvegjia arriti që të fitojë 3-2 përballë Senegalit. Të ftuarit në emisionin L’America në Tv Klan diskutuan pikërisht për vikingët. Florian Riza deklaroi se Norvegjia ka një ecuri të jashtëzakonshme. Por shtoi se Norvegjisë i mungon eksperienca në Kupat e Botës dhe nuk dihet sesa mund të jetë e suksesshme në fazën e eliminimit direkt.
Edhe Glendi Tafaj theksoi se Norvegjia është e frikshme, pasi ka shënuar më shumë gola se çdo ekip tjetër në Europë, gjatë fazës së kualifikueseve për Botërorin. Florian Riza: Norvegjia ka një ecuri të jashtëzakonshme në kualifikueset e Kupës së Botës. I mungon vetëm tradita tek faza e eliminimit direkt, sepse nuk ka eksperiencën e duhur.
Glendi Tafaj: Norvegjia ka shënuar më shumë gola në fazën kualifikuese për Kupën e Botës. Përpos Haalandit, ka disa elementë shumë të mirë. Unë e shoh si skuadrën që mund të bëjë surprizën në këtë Botëror. E shoh ekip shumë të mirë, që mund të shkojë edhe përtej çerek-finales. Haaland është një lojtar i jashtëzakonshëm. Haaland me pak prekje topi shënon shumë gola.
