E rëndë në plazhin e Durrësit, 50-vjeçari gjendet i mbytur në det

0%

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit, ku një 50-vjeçar është mbytur. Raportohet se 50-vjeçari është nxjerrë nga uji pa shenja jete, ndërsa rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë mbeten ende të paqarta. Po ashtu pritet që të ketë një reagim nga policia në lidhje mbi këtë rast. Po ashtu ende nuk dihet se cili është viktima.

Burimi: Bota Sot