Rice: Të shohësh Messin duke luajtur është kënaqësi

0%

Shpërndaje në: Lionel Messi shënoi dy gola të hënën në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Austrisë. Në ndeshjen e parë në Botëror, ylli i Inter Miamit realizoi “hat-trick” ndaj Algjerisë. “Është kënaqësi ta shohësh Messin duke luajtur edhe në moshën 38-vjeçare në nivel kaq të lartë”. Kështu ka deklaruar mesfushori i Anglisë dhe i Arsenalit, Declan Rice.

Sipas tij, shifrat e Messit në dy ndeshjet e para janë të pabesueshme. “Mendoj se ajo që po shohim tani është vërtet shumë e veçantë. Ajo që ai po bën në këtë moshë është e pabesueshme. Si tifoz futbolli, si adhurues i futbollit dhe gjithashtu si futbollist, ta shikosh atë duke luajtur është një kënaqësi e jashtëzakonshme”, u shpreh Rice, shkruajnë të martën mediumet angleze.

Messi me Argjentinën janë fitues në fuqi të Botërorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha