Pentagoni kërkon 80 miliardë dollarë shtesë për luftën kundër Iranit

0%

Pentagoni ka njoftuar senatorët amerikanë se i nevojiten rreth 80 miliardë dollarë shtesë. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të përdoret për mbulimin e kostove të luftës së SHBA-së kundër Iranit. Kjo kërkesë i shtohet rritjes së madhe të shpenzimeve ushtarake që po kërkon presidenti Donald Trump.

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë ende nuk i ka paraqitur zyrtarisht Kongresit kërkesën për këto fonde. Megjithatë, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka zhvilluar takime me ligjvënësit në Capitol Hill, përfshirë edhe një takim të hënën në mbrëmje.

Sipas dy personave të informuar për çështjen, një zyrtar i lartë i Pentagonit ua prezantoi senatorëve javën e kaluar nevojat financiare për operacionet kundër Iranit. Gazeta The Wall Street Journal raportoi e para për këtë zhvillim, shkruan AP, përcjell KosovaPress. Kjo gazetë raporton se kërkesa për fonde shtesë vjen në një moment të ndjeshëm politik në Uashington.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumë ligjvënës mbeten skeptikë ndaj marrëveshjes që Trump arriti me Iranin për t’i dhënë fund luftës dhe po tregohen të kujdesshëm për hapat e ardhshëm. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar edhe një buxhet prej 1 mijë e 500 miliardë dollarësh (1.5 trilion) për Pentagonin. Kjo shumë është pothuajse 50 për qind më e lartë se financimi aktual për vitin fiskal në vazhdim.

Burimi: Bota Sot