Jordania mbrëmë u eliminua nga Kampionati Botëror. Humbja nga Algjeria 1-2, konfirmoi matematikisht eliminimin e tyre pasi grumbulluan 2 humbje. Pas ndeshjes ata lanë zhveshtoren e tyre të pastruar, ku dhe lanë një mesazh përfshirë një bakllavë dhe disa produkte me logo të këtij shteti. Jordania, ndeshjen e fundit në grupet e Botërorit do ta zhvillojë ndaj kampionit në fuqi, Argjentinës.
Burimi:
Bota Sot
