Kupa e Botës 2026, e organizuar nga SHBA-të, Meksika dhe Kanada, po shkon drejt fundit të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve. Deri më tani, gjashtë kombëtare kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminatorëve, derisa katër kombëtare janë eliminuar nga Kupa e Botës, dhe do të luajnë vetëm edhe ndeshjen e fundit,.
Befasi më e madhe është Turqia, e cila është eliminuar pas dy humbjeve nga Australia dhe Paraguai. Tunisa, Haiti dhe Jordania janë tre kombëtaret tjera që kanë pësuar nga dy humbje dhe tashmë janë përshendetur me Kupën e Botës. Ndërsa dy kombëtaret nikoqire, Meksika e ShBA, bashkë me Gjermaninë, Argjentinën, Francën dhe Norvgjinë kanë prerë biletën për 1/32 e finales.
