Kontributi i kampionatit italian më i dobët se Ligue 1 dhe MLS

0%

Dikur ishte skena ku lindnin dhe shkëlqenin yjet e Botërorit, sot po rrezikon të mbetet pas ligave të tjera në ndikimin që ka në skenën më të madhe të futbollit botëror. Serie A ishte furnizuesja kryesore e Kupës së Botës me yje absolutë, lojtarë që dominonin skenën ndërkombëtare dhe ishin protagonistë të mëdhenj të turneut më prestigjioz të futbollit.

Në vitin 2026, panorama duket krejt ndryshe. Performanca e lojtarëve që luajnë në Itali në këtë Botëror ka qenë shumë larg pritshmërive. Përjashtimet janë të pakta, ndërsa statistikat tregojnë një rënie të ndjeshme të ndikimit të Serie A krahasuar me ligat e tjera të mëdha europiane.

Gjithsej janë grumbulluar 66 lojtarë nga kampionati italian, me kontributin ofensiv që ka qenë zhgënjyes: vetëm 6 gola janë shënuar nga lojtarë të Serie A. Autorët e këtyre golave janë Jonathan David, me tre gola ndaj Katarit, Leo Østigård me një gol ndaj Katarit, Martin Baturina kundër Anglisë dhe Pedersen ndaj Senegalit. Për pjesën tjetër, heshtje totale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në renditjen e ndikimit ofensiv, Premier League dominon turneun, e ndjekur nga Bundesliga dhe La Liga, ndërsa Serie A renditet pas edhe kampionateve që në letër konsiderohen më pak prestigjioze, si Ligue 1 dhe MLS.

Sigurisht, prania e yjeve si Kylian Mbappé, Lionel Messi dhe Erling Haaland ndikon në këto shifra, por faktet konfirmojnë që lojtarët më të mirë të kampionatit italian nuk kanë dhënë atë që pritej. I vetmi emër që ka ngritur flamurin e Serie A është Denzel Dumfries.

Anësori holandez ka qenë ndoshta lojtari më i mirë i kampionatit italian në turne deri tani, duke dhënë dy asiste në fitoren 5-1 të Holandës ndaj Suedisë. Por edhe ky është një lajm jo i mirë për Italinë: Dumfries pritet të largohet nga Interi dhe të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij. Serie A po përballet me një sinjal të fortë alarmi.

Burimi: Bota Sot