Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë

0%

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave të shkallës së parë. Anëtarët e zgjedhur janë: Valentina Sopjani e cila ka marrë 212 vota, dhe Agron Maxhuni 204 vota. Mandati i tyre fillon më 8 korrik.

Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore. Ndryshe, para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i gjyqtarëve me të drejtë vote është 354. Nga ta kanë votuar 303, ndërsa 51 të tjerë kanë munguar.

Në garë ishin katër kandidatë: Agron Maxhuni, Diora Bajrami 64 vota, Ilir Bytyqi 84 vota dhe Valentina Sopjani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot