Inspektorati Qendror i Punës shpall konkurs për 39 pozita të reja

0%

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar hapjen e konkursit për plotësimin e 39 pozitave të lira të punës, duke ftuar të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë brenda afatit të paraparë.

Sipas njoftimit zyrtar, konkursi është hapur për dy kategori të pozitave: 24 vende pune për Inspektor për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe 15 vende pune për Inspektor për Marrëdhënie Pune.

Institucioni ka bërë të ditur se të gjitha detajet lidhur me kushtet e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet për aplikim janë të publikuara në shpalljen zyrtare të konkursit. “Ftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs të aplikojnë brenda afatit të paraparë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, institucioni ka inkurajuar profesionistët e interesuar që përmes aplikimit të bëhen pjesë e Inspektoratit Qendror të Punës dhe të kontribuojnë në forcimin e mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë në vendin e punës. Aplikimet mund të bëhen përmes platformës zyrtare të konkurseve të institucioneve të Kosovës.

Burimi: Telegrafi